Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimet emocionale me fëmijët, Rexhep Selimi largimet i bën në mënyrë shumë kreative

Gazeta10
28 November 2022 - 23:45

Ish-ushtarja e UÇK-së, njëherësh bashkëshortja e ish-komandantit Rexhep Selimi ka folur në Prime Time për vizitat e fëmijëve të tyre në qendren e parabugrimit në Hagë.

“Të papërshkrueshme, shumë emocionale. Rexha është njeri shumë kreativ. Edhe largimet i bën në mënyrë shumë artistike, s’ju lë hapësirë që të mërzitën. Zakonisht, i obligon me ndonjë detyrë, që kur të kthehen ata ta përsërisin me të. Ata mezi presin një muaj, që të shkojnë në Hagë ta takojnë babin”, tha Mehmeti-Selimi.

Ajo ka treguar se në takimet me 10-shin, pjesë të diskutimeve janë edhe aktualitetet politike në Kosovë.

‘Gjithmonë kemi biseduar për aktualitetet politike.. S’janë larg aktualitetit të Kosovës, janë të informuar për çdo minutë çka ndodh në Kosovë”,tha Mehmeti-Selimi në Prime Tuime./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.