
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, një ankues nga fshati Hade në Obiliq ka paraqitur problemin e tij dhe të gjithë lagjes së tijë sa i përketë tatimit në pronë, raporton Gazeta10.
Telefouesi tregoi se ata janë shpërngulur nga fshati në vitin 2006, mirëpo sipas tij institucionet nuk e kanë zhvendosur pronën private në atë të KEK-ut, ku tashmë iu duhet të paguaj tatim për vendin që është duhur të shpronësohet.
“Jom ni qytetar i zhvendosun nga Hadja në vitin 2006, mirëpo tash kemi problem me tatimin në pronë sepse nuk e kanë bartë pasurinë tonë prej pronës private në pronë të KEK-ut, edhe po na ec tatimi. Isha para ni jave në zyrën e tatimeve për me i barazu tatimin edhe më doli problem me Hade se ti ke borxh në Hade a unë i kam të gjitha faturat prej kur jemi dal prej Hades , por kta nuk e kanë bo shpronësimin e pronës prej qytetarit në pronë të KEK-ut…Kjo është duke i ndodh krejt lagjes që jemi shpronësu në vitin 2006, iu ec tatimi.”, tha ankuesi./Gazeta10.