Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ramushi kujton me një video përvjetorin e 10-të të pafajësisë nga Haga

Gazeta10
29 November 2022 - 13:30

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar përvjetorin e 10-të të pafajësisë nga Haga me një video, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se për të është një datë e rëndësishme meqë është edhe përvjetori i lirisë së tij edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës çlirimtare.

Haradinaj ka rikutjuar të gjithe procesin në terma kohor që ka zgjatur ndaj tij.

Më tej, ai ka thënë se lufta për pafajësinë e ti ka zgjatuar aq sa ka zgjatur lufta për liri.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që nuk kanë humbur besimin në pafajësinë e ti si dhe kanë qenë me të në të githa mënyrat.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të dashur qytetarë, sot për mua është një datë e rëndësishme, është përvjetori i lirisë sime, por edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

Edhe pse çlirimtar, luftëtar për liri në tokën time, më 17 nëntor 2004 jam ftuar për herë të parë për intervistim nga Gjykata e Hagës. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012 ka zgjatur ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë jam liruar si i pafajshëm, pas disa viteve jam ftuar për herë të dytë në rigjykim.

Përfundimisht, sot para 10 viteve, mora aktvendimin e pafajësisë. Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri.

Falënderoj gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time, e mu gjenden pranë në të gjitha mënyrat!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.