
Banorët e fshatit Rogovë në Komunën e Gjakovës janë duke protestuar në mënyrë paqësore lidhur me ndërprerjen e qarkullimit mbi urën e këtij fshati. Këshilli organizativ i fshatit, ka organizuar këtë protestë duke u bërë thirrje institucioneve qendrore dhe lokale që të mos ndalohet lëvizja e mbi 25 mijë banorëve, transmeton Gazeta10.
“Ura është jetike për ne. Mos na ndaloni lëvizjen mbi 25 mijë banorë jemi të bllokuar”- është thënë në protestë.
Këshilli organizativ ka bërë thirrje që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje për këta banorë dhe ura mos të jetë e bllokuar.
“Sa më parë organet relevante duhet me ardh me zgjedh çështjen e urës”- është thënë tutje gjatë protestës.
Banorët kanë protestuar rreth gjysmë ore duke e bllokuar komunikacionin me kërkesat e tyre. Protestuesit janë shpërndarë të qetë ndërsa afati për reflektim të institucioneve është 15 ditë prej ditës së sotme.
Rreth një javë më parë është ndaluar qarkullimi i lëvizjes për vetura dhe mjeteve të rënda transportuese në urën e Rogovës si pasojë e reshjeve atmosferike që shkaktuan dëme të konsiderueshme./Gazeta10.