Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nisin hetimet ndaj Fehmi Berishës i cili tha se do të varte 6 mijë persona në sheshet e Prishtinës

Gazeta10
30 November 2022 - 20:10

Raporti: Viola Korça/Kanal10

Ndaj Fehmi Berishës që kërcënoi publikisht me varje publicistin Halil Matoshi, Porokuroria ka nisur hetimet. Kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi ka konfirmuar për televizionin nisjen e hetimeve pas deklaratës kërcënuese të tij në emisionin Politiko në Kanal10. Deklarata e tij kërcënuese ngjalli reagime të shumta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj aktivistit të çështjeve kombëtare, Fehmi Berisha pasi i njëjti të martën tha se do t’i varte rreth 6 mijë persona në sheshin e Prishtinës për 24 orë.

Me varrje, Berisha në një lidhje direkte në emisionin Politiko në Kanal10, kërcënoi edhe publicistin Halil Matoshi.

 Lidhur me rastin, për Kanal10 është deklaruar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

Ish i burgosuri politik, Fehmi Berisha, teksa ka bërë një krahasim me shqiptarët e persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës, ka thënë se mijëra qytetarët do t’i persekutonte vetëm brenda një dite në sheshet e kryeqytetit.

Ndaj deklaratave të Berishës ka reaguar edhe publicisti Halil Matoshi, i cili ka bërë thirrje që i njëjti të arrestohet.

Pas kërcënimit në transmetim live të Fehmi Berishës ka ndërhyrë moderatori i Politikos, Kushtrim Sadiku duke ia ndërprerë fjalën dhe lidhjen direkte.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.