Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Sot do ta marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duhet organizim e strategji kombëtare

Gazeta10
14 October 2026 - 9:43

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se sot në  mbledhje të Qeverisë do të merret “një vendim i rëndësishëm” në lidhje me angazhimin e shtetit në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Kurti tha në fillim të mbledhjes së Qeverisë se Ekzekutivi “do të vazhdojë” t’i mbështesë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

“Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria do të vazhdojë, me mjetet që i ka në dispozicion, t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit, ku presim korrigjimin e kësaj padrejtësie”, tha ai.

Kurti tha se “për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duhet një strategji e mirëmenduar”.

“Fillimisht duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e tij të plotë që të veprojmë përpara”, tha ai.

“Në Apel na duhet suksesi, e për këtë gjë nevojitet organizim e strategji shtetërore e kombëtare. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm”, tha Kurti.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.