Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Canaj: Kurti është kryeministri më frikacak e popullist që ka pasur Kosova

Gazeta10
30 November 2022 - 21:49

Ish-zëvendësambasadori Blerim Canaj e ka cilësuar kryeministrin Albin Kurti si kryeministrin më frikacak dhe popullist që ka pasur vendi, raporton Gazeta10.

Në emisionin Politiko në Kanal10 me Kushtrim Sadikun, ai ka thanë se kryeministri Kurti e ka degraduar dialogun me Serbinë.

“Kryeministri Kurti e ka degradu dialogun, e ka kthyer në nivel teknik. Në vend që ne tani të mirremi me çështjen e marrëveshjes franko-gjermane, ne bashkëbisedojmë për atë se a kemi policë në Mitrovicë apo jo. 20 vjet është dashur të punohet për t’i integruar ata aty, e sot nuk janë aty. Për një vendim popullist sot ne defakto nuk kemi institucione në Mitrovicë të veriut. Albin Kurti i ka degradu përpjekjet e tij edhe për shkak të popullizmit të tij. Albin Kurti është një prej kryeministrave më popullist dhe më frikacak që nuk guxon me marrë asnjë vendim, apo merr vendime duke mendu qysh do të dal në zgjedhje”, ka deklaruar ai në Politiko.

Canaj ka thënë se kryeministri Kurti ka ardhur në krye të ekzekutivit duke linquar e fyer. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.