
Vrasja e mbrëmshme e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së ka tronditur opinionin publik në Kosovë.
Zyrtarë, analistë, aktivistë e qytetarë e kanë dënuar aktin duke fajësur neglizhencën e institucioneve të shtetit që dështuan ta mbrojnë jetën e gruash dhe foshnjës së saj që priste të lindte sot.
Rasti i mbrëmshëm nuk është i vetmi në vitet e fundit. Vetëm para një jave, një profesoreshë 63 vjeçare u vra në shtëpi nga bashkëshorti 70 vjeçar.
Nga viti 2015, jo zyrtarisht figurojnë 15 gra që janë vrarë nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët e tyre.
Kjo është lista që po qarkullon në rrjetet sociale:
Igballe Llalloshi – 2008
Diana Kastrati – maj 2011
Antigona Morina – korrik 2011
Donjeta Pajazitaj – nëntor 2015
Zejnepe Berisha – dhjetor 2015
Dafina Zhubi – shkurt 2016
Flora Omuri – korrik 2016
Sevdije Berisha – nëntor 2017
Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj – gusht 2018
Sabile Mavrovqani – korrik 2020
Sebahate Morina Sopi – mars 2021
Marigona Osmani – gusht 2021
Lirie Qerimaj – janar 2022
Sanije Godanci – nëntor 2022
Hamide Magashi – nëntor 2022