Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Kush është amerikani që do t’i gjykoj ish-krerët e UÇK-së në Hagë?

Gazeta10
01 December 2022 - 12:35

Gjygjtari Charles Smith III do të jetë pjesë e trupit gjykues ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, raporton Gazeta10.

Ky lajm është bërë i ditur sot dhe ku kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar përbërjen e turpit gjykues.

Kështu, pjesë e trupit gjykues do të jenë edhe Christoph Barthe, Guénaël Mettraux dhe Fergal Gaynor, si dhe gjyqtar rezervë.

Ky turp gjykues e ka pasur në trajtim edhe rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Kjo çështje do të kalojë tek trupi gjykues me 15 dhjetor dhe kjo është bërë e ditur nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Giju.

Smith ka qenë po ashtu pjesë e trupit gjykues të njohur si “Grupi i Drenicës” në Kosovë.

Ish-Kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, e ka përfshirë edhe gjygjtarin Charles Smith, në ato që ai i quante si skandale të EULEX-it duke hedhur shumë dyshime mbi këtë mision të drejtësisë.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.