Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trupi i pajetë i Hamide Magashit i dorëzohet familjes

Gazeta10
02 December 2022 - 12:56

Arkivoli i gruas së vrarë nga ish-burri i saj të mërkurën në oborrin e QKUK-së i është dorëzuar sot familjarëve.

Trupi  i pajetë i Hamide Magashit, që pritej ta lindte të këto ditë foshnjën e saj, është dërguar te shtëpia e familjes së saj në një fshat të Lipjanit.

Ndërkaq, i dyshuari për vrasje, ish-burri i saj, Sokol Halili gjendet akoma në arrati.

Motrat e viktimës kanë thënë se ai e kishte keqtrajtuar përgjatë tre muajve martesë, e më pas e ka kërcënuar vazhdimisht.

Ndaj tij ishte caktuar masë urdhër-mbrojtje dhe i dyshuari e kishte të ndaluar t’i afrohej viktimës, me vendim të gjykatës./t7/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.