
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë me rezultatin 3:2, raporton Gazeta10.
Ai fillimisht ka uruar Kombëtaren e Zvicrës.
Më tej, ai ka thënë se është i mrekulluar me lojën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.
Në këtë lojë gol ka shënuar edhe Xherdan Shaqiri.
Këtu keni postimin e tij:
“Urime Kombëtares së Zvicrës! I mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit. ”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.