Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kina vazhdon zbutjen e masave kundër COVID-19, pas protestave të furishme

Gazeta10
03 December 2022 - 9:41

Kabinat e testimit për COVID-19 u hoqën në Pekin, teksa shumica e qyteteve  njoftuan se nuk do t’u kërkonte më udhëtarëve të paraqesin rezultatet e testimit të tyre për të udhëtuar, pasi protestat masive pushtuan vendin.

Ndërkohë, numri i rasteve ditore po vazhdon të jetë i lartë, qyteti jugor i Shenzhenit njoftoi se nuk do t’u kërkonte më njerëzve të tregonin një test negativ për të përdorur transportin publik apo për të hyrë në parqe. Shumë kabina testimi në Pekin u mbyllën pasi kryeqyteti ndaloi së kërkuari rezultate negative të testit si kusht për të hyrë në vende të tilla si supermarkete.

Një zjarr vdekjeprurës në apartamente muajin e kaluar në qytetin e largët perëndimor të Urumqi shkaktoi dhjetëra protesta kundër frenimit të COVID në një valë të paprecedentë në Kinën kontinentale që kur presidenti, Xi Jinping, mori pushtetin në vitin 2012./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.