
Shefja e Grupit Parlamentar të Levizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar Rexhep Selimin në Hagë, raporton Gazeta10
Kusari-Lila ka thënë se përpos tij ajo ka takuar edhe bashkëluftëtarët e Rexhës por nuk ka përmendur emra se për kënd e ka pasur fjalën.
Ajo ka thënë se tek ta ka parë unitet, vullnet dhe besim të palëkundur nga kjo sfidë dhe se ata do të dalin faqebardhë.
Më tej, Kusari-Lila ka thënë se kjo gjeneratë e meriton ta kuptojë vlerën e lirisë dhe sakrificës së vendit.
Lila ka thënë se ata janë përshëndetur me fjalët, shihemi në Kosovë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Shihemi në Kosovë
Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.
Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!
Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.
Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10