
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptarë në Luginën e Preshevës, Ragim Mustafa, sot ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, vizitë të cilën e ka konsideruar si më emocionalen në jetën e tij, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se aty ka takuar Hashim Thaçin si dhe gjithë ushtarët e tjerë të lirisë.
Më tej, ai ka thënë se me ta ka folur gjerë e gjatë.
Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe se historia nuk mund të rishkruhet më.
Këtu keni postimin e tij
“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjithë ishin mirë! Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10