
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët e kanë bërë atë kryeministër, dhe se ai s’mund të bëhet kryeprokuror, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Murati po i duket se më e rëndësishme kish me qenë po të ishte kryeprokuror.
Më tej, ai ka thënë se nuk do të ndalet dhe se as nuk do të ketë vonesa meqë është optimist se edhe këtë pengesë do ta kalojnë.
Ai këto komente i ka bërë teksa ka prezantuar buxhetin në një tubim në Pejë.
“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë Kurti. / Gazeta10