
Gjatë ndeshjes Zvicer – Serbi në pjesen e dytë të ndeshjes afër pankines së Serbisë pati një konflikt mes lojtarëve të Serbisë dhe Granit Xhakës ku serbët gjatë gjithë kohes ofendonin mesfushorin me fjalë shovenisite dhe racista ku pastaj Xhaka ju kthye stolit serbë me një gjest që për analisten Avdiu shihet si akt i turpshëm.

“Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpernda atë foto. Pra, zero nivel, në një shtet të tanë”. thuhej mes tjerash në reagimin e analistes Avdiu.