
Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10
153 proteza të gjirit, u janë dhuruan grave të prekura me kancer të gjirit të dielën në hapësirat e Televizionit Kanal 10. Ky donacion është mundësuar nga emisioni “ Familja Jonë” dhe organizata “Have Hope”. Gratë e pranishme janë shprehur falënderuese, dhe u bënë thirrje të gjitha grave të bëjnë kontrolle për parandalimin e kancerit të gjirit.
Numër i madh i grave të prekura nga kanceri i gjirit, të dielën ia mësyn objektit të televizionit Kanal 10.
Atyre u janë dhuruar proteza gjiri falë bashkëpunimit të organizatës “Have Hope” me emisionin “Familja Jonë” dhe donatorët.
Falënderuese dhe e lumtur për këtë donacion, u shprehë Saranda Jakupi, e cila po përballet me kancerin e gjirit.
Ajo ka një mesazh për të gjitha gratë që ballafaqohen me këtë sëmundje.
E emocionuar derisa fliste për realizimin e këtij aktiviteti, ishte edhe drejtoresha e organizatës “Have Hope”, Arnisa Osmani.
Vazhdimin e projekteve të ngjashme dhe ofrimin e shërbimit falas të mamografisë e premtoi edhe drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku.
Këtë ngjarje e mbështeti edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.
Për fund, u dhuruan edhe mirënjohje nga “Have Hope”, për të gjithë donatorët.