Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Byroja s’ka të drejtë ta konfiskojë direkt pasurinë, vendimin e merr gjykata

Gazeta10
02 November 2026 - 23:15

Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë edhe rastet kur ajo dyshohet se është bartur te persona të tretë për të fshehur prejardhjen e saj.

Në rastet kur pasuria nuk mund të justifikohet me të ardhurat e ligjshme, Byroja do t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar konfiskimin e saj.

Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila e ka cilësuar këtë mekanizëm ndër instrumentet më të rëndësishme për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një intervistë për RTK-në, Haxhiu ka shpjeguar se Byroja nuk do të ketë kompetencë të konfiskojë drejtpërdrejt pasurinë, pasi vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.