Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
05 December 2022 - 6:55
  • 09:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të nënshkruajë Marrëveshjen për partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës)

  • 10:00

Koalicioni i OJQ-ve (IKD. GJPS, Fol, Çohu dhe Colombus) organizojnë tryezën me temën “Reforma në Drejtësi”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit. (Hotel “Sirius”)

  • 11:00

Hapet ekspozita “Identiteti” e Dashamir Gurabardhit. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës)

  • 12:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. Në fund të takimit, Osmani dhe McKee do të deklarohen për medie. (Kabineti i Presidentes)

  • 13:00

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Zyrën e UNICEF-it, organizojnë shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino “Armata”, Prishtinë) 

  • 13:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Parashkrimi i Korrupsionit” – rezultat i monitorimit të sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës. (Hotel “Sirius”)

  • 15:15

Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsionit 2022” do të publikojë raportin “Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike”. (Hotel “Sirius”)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.