Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Makreshit në hall me rrugët e pa asfaltuara

Gazeta10
05 December 2022 - 8:20

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, banorët e Makreshit të Ulët janë ankuar për vështirësitë që po kanë për shkak se disa rrugë të fshatit janë të pa asfaltuara, raporton Gazeta10.

Madje një banorë ka thënë se ky problem gjatë dimrit është edhe më i madh sepse për shkak reshjeve bëhet e pa kalueshme kjo pjesë e rrugës.

“Tash dimër është një borë e vogël me rëbë mes, duhet me thirr dikon me tractor me më ngreh për me dal se nuk mundesh me dal hiq.”, ka deklaruar Bekim Bajra.

Ndërkaq ka edhe nga ata vendas të cilët janë kthyer nga qyteti në fshat por mos investimi në infrastruktur po bëhet shkas për rikthimin në qytet.

“Unë jam kthyer në fshat, për të vetmin qëllim që me zhvillu një fermë edhe me ju kthye vendit tim. Por rruga e këto kushte po ma vështirësojnë jetën, është premtuar shumë por asgjë nuk është realizuar.”,

Ndërkaq nga Komuna e Novobërdës kanë thënë se për këtë rrugë nuk është ndarë buxhet, por do të kërkohet ndihmë nga ministria për përfundimin e asfaltimit të kësaj rruge./Gazeta10

https://youtu.be/1XQmhuMtZFc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.