
Për shumë kënd mund të duket befasi, por Kudus është rrugës për t’ju bashkuar Barcelonës.
Sipas asaj që raporton The Sun, Barcelona e ka bërë synim transferimin e sulmuesit të Ajaxit, Mohammed Kudus.
Sulmuesi ganez ka rënë në radarin e katalunasve sidomos gjatë paraqitjes së tij në Katar, ku bëri paraqitje shumë më të mirë.
Kudusi ishte njëri prej më të mirëve për rikthimin e Ganës kundër Koresë së Jugut dhe që nga atëherë është bërë njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Europë.
Edhe pse Kudus ka një çmim prej 40 milionë funte, e cila gjë është problemet për Barcelonën, kjo nuk e ndalon ata që të flasin me Ajaxin dhe thuhet se Kudus shumë shpejt mund të jetë futbollist i Barcelonës. /Gazeta10