Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Marrëveshja e roamingut, Osmani: Një hap më afër e domethënës drejt integrimit të plotë

Gazeta10
06 December 2022 - 14:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshja e roamingut është një hap më afër dhe domethënës drejt integrimit të plotë, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët due mundësuar një komunikim më të lehtë mes vete dhe po ashtu edhe me BE-në.

Këto komente Osmani i ka bërë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshejeje në kuadër të Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që aktualisht po zhvillohet në Tiranë.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për roaming, përmes së cilës zvogëlohen tarifat në vitin 2023, mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas Presidentes Vjosa Osmani, ky është një hap më afër e domethënës drejt integrimit të plotë, i cili sjellë përfitime konkrete për qytetarët tanë duke mundësuar komunikim me kosto të lirë me mërgatën tonë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Kujtojmë se një samit i tillë është duke u mbajtur për herë të parë në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri po ashtu. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.