Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Spanjë – Maroku, formacionet zyrtare

Gazeta10
06 December 2022 - 14:57

Spanja e Luis Enriques llogoritet si skuadra favorite për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror përballë kundërshtarit të sotëm, Marokut.

Për këtë ballafaqim që do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Education City”, të dy kombëtaret janë të kompletuara.

Pasi Maroku i dha fund 36 viteve zhgënjim në Kupën e Botës duke kaluar përfundimisht në një fazë eliminatore të Kupës së Botës, trajneri Ëalid Regragui i ka sfiduar lojtarët e tij që të “ synojnë qiellin” dhe të ëndërrojnë ngritjen e trofeut të famshëm.

Falë një paraqitjeje të fortë në Grupin F që rezultoi në kryesimin e grupit nga Maroku, skuadra e Regraguit tani është e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit të Kupës së Botës dhe mund të bëhet kombi i parë afrikan që nga Kameruni në vitin 1990 që kalon pesë ndeshje radhazi si të pamposhtur, në finalet e Kupës së Botës.

Këto janë formacionet zyrtare:

Maroku: Bono; Mazraoui, Aguerd, Saïss, Hakimi; Amrabat, Amallah, Ounahi; Boufal, En-Nesyri, Ziyech

Spanja: Unai Simón; Marcos Llorente, Rodri, Laporte, Jordi Alba; Gavi, Busquets, Pedri; Ferran Torres, Asensio, Dani Olmo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.