Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Begaj dënon sulmin ndaj Berishës, e konsideron të papranueshëm, fton organet për hetimin e tij

Gazeta10
06 December 2022 - 15:33

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar sulmin fizik ndaj kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berishës, duke e quajtur të prapranueshëm si dhe duke ftuar organet për hetimin e tyre, raporton Gazeta10.

Në njoftimin për media, Begaj ka thënë se sulmet e tilla bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Më tej, ai ka thënë se liria e fjalës dhe e tubimeve të qeta janë një e drejtë kushtetuese që duhet të garantohen si dhe të mbrohen.

“Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen“, thuhet në njoftim.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është sulmuar orë më parë nga një protestues në kuadër të protestës që Berisha dhe Meta e kanë organizuar sot, pikërisht në ditën kur për herë të parë në Tiranë dhe për herë të parë në Ballkanin Perëndimor po mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.