Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bahtiri për veriun: Një shkëndijë e vogël, e kall krejt Kosovën

Gazeta10
07 December 2022 - 21:08

Agim Bahtiri ka deklaruar në Politiko, se gjatë qeverisjes së tij me komunën e Mitrovicës, ishte përballur me probleme e negociata të vazhdueshme me pjesën tjetër të qytetit, veriun.

Bahtiri në Politiko tha se gjatë kohës sa ishte kryetar i kësaj komune, ishte munduar të sillte paqe ndërmjet qytetarëve të të dyja pjesëve.

“Prej 2015 jam përballur me shumë probleme e negociata në veri. Qofshin ato lokale, që kanë qenë shumë i involvuar duke falenderuar ambasadat e huaja që më kanë përkrahur krejt kohën. Jam munduar të krijoj paqe. Ju e dini qysh e kam gjetë Mitrovicën në vitin 2013, prej tensioneve, demostratave, barrikadave e prej njerëzve kriminal që u lidhshin prej Beogradit e Prishtinës. Dhe kush i ka pasurar ata njerëz? Shqiptarët. Njerëz të politikës. Ju e dini kush janë ata. Nje shkëndijë e vogël, e kallë krejt Kosovën. Duhet me qenë shumë të matur për fjalët që thuhen sot edhe nesër. Ju e dini që Kosova u kallë për disa fëmijë të vogël, e njëjta ka ndodhur me djalin që u mbyt në Lumin Ibër”, tha Bahtiri në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.