Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi për Qeverinë Kurti: S’po më duket si “Kurti 2”, por si “Bislimi 1”

Gazeta10
07 December 2022 - 23:43

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqin më emisionin “Prime Time” ka komentuar qeverisjen aktuale të vendit duke thënë se Albin Kurti është larguar nga qeverisja që është puna ë parë e tij, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se kjo Qeveri nuk i duket si “Kurti 2” por si “Bislimi 1”.

“Shikoni unë mendoj që z.Kurti në njëfarë mënyrë është tërhequr prej qeverisjes, e kam thënë disa herë që kjo nuk më duket si Qeveria Kurti 2 më shumë më është dukur si Bislimi 1. Zotëri Kurti ka udhëtuar këta 11 muaj më shumë ka qenë 3 muaj jashtë vendit.  Sot kur e kemi situatën problematike është në një simpozium koti në Vjenë. Ka një largim nga qeverisja, e qeverisja është puna e parë e kryeministrit. Qeverisja në vend, ekonomi, energji, arsim e çka do tjetër. Është e çuditshme që është lodhur nga qeverisja, por do ishte një ndëshkim e tradhti ndaj atyre njerëzve që i kanë besuar sepse që ju ka dhënë premtime të mëdha.”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se PDK-ja është e gatshme për zgjedhjet edhe në rast se mbahen./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.