Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ujësjellësi në Prishtinë njofton për shkqyçjen e bizneseve, institucioneve dhe konsumatorëve

Gazeta10
08 December 2022 - 10:55

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prishtinë ka njoftuar se i janë hapur rrugët ligjore për shkqyçjen e bizneseve, institucioneve si dhe konsumatorëve, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre thuhet se ka një vendim të ARRU-së për një gjë të tillë.

Më tej, bëhet e ditur se në këtë vendim përfshihen edhe konsumatorët individual.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë.

Bazuar në Vendimin e ARRU-së , Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit.

Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual.

Vendimi i ARRU-së, si vijon..”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.