Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu i dhuron një shallë Konjufcës, ja përcjell një porosi nga ish-punëtoret e aeroportit (VIDEO)

Gazeta10
08 Dhjetor 2022 - 13:30

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia dhuroi një shall me ngjyrë portokalli, Glauk Konjufcës.

Musliu tha se këtë shall ia dërgoi si porosi nga ish-punëtoret e aeroportit, të cilat siç tha ajo, janë larguar padrejtësisht nga puna, raporton Gazeta10.

“Simbolikisht ta dorëzova këtë shall si porosi nga ish-punëtoret ose punëtoret të cilat padrejtësisht janë larguar nga puna. Janë gjithsej 90, 50 prej tyre janë gra. Duhet t’i presësh në takim dhe të konsultohesh me ato dhe t’i adresosh çështjet që kanë”, tha deputetja.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, tha se do ta ketë parasysh kërkesën për takim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.