
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomati Glauk Konjfuca aktualisht ndodhen në takim me kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu.
Ky takim vjen vetëm pak orë para skadimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
E zyra e kryeministrit ka njoftuar se në ora 15:00, Kurti do të mbajë një konferencë për media.
E FUNDIT/Kurti mban konferencë për media në orën 15:00
Deputetët e partive parlamentare ndodhen në hapësirat e Kuvendit, por që zyrtarisht ende s’ka njoftim për seancë.