Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza nga Kuvendi: Kemi bërë kërkesë zyrtare për mbajtjen e seancës, Ligji duhet të miratohet

Gazeta10
06 October 2026 - 14:35

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se kanë bërë kërkesë zyrtare për mbajtjen e seancës, duke kërkuar që Ligji për Gjykatën Speciale të aprovohet në Kuvend.

“Ne kërkojmë nga Kryetarja e Kuvendit që të thirret seanca dhe të aprovohet Ligji për Dhomat e Specializuara”, tha ai, duke shtuar se Kosova ka nevojë që të miratohet Ligji dhe të ketë institucione fuksionale, sikurse edhe presidentin.

Ai ka deklaruar se kanë mbledhur një numër të konsiderueshëm të nënshkrimeve për këtë seancë dhe ka bërë thirrje tek të gjithë deputetët që t’i japin nënshkrimet për këtë seancë të jashtëzakonshme.

“PDK po pret, po kërkon që të thirret seanca, që ta aprovohet Ligji për Specialen në leximin e dytë. Ne i kemi dërgu ftesë dhe kërkesë znj. Haxhiu që ta thërret seancën. I kemi mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm për seancë të jashtëzakonshme, të PDK-së dhe Aleancës. I kemi dërguar ftesë dhe lutje deputetëve të VV’së e LDK’së dhe të komuniteteve joshumicë joserbe që ta në i japin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme. Ne kërkojmë që Ligji të aprovohet. S’ka asnjë arsye që të mos aprovohet në lexim të dytë. S’ka pengesa ligjore e procedurale. S’do të ketë as pengesa politike nga subjektet tjera politike. Ka kaluar në lexim të parë dhe presim që të kalojë edhe në lexim të dytë. S’është ligj për PDK’në, është ligj që e kalon peshën e rëndësinë e një partie politike. Është ligj për luftën për pavarësi të popullit të Kosovës. Është kërkesë e drejtë”, ka thënë mes tjerash Hamza.

“Para se ta procedoj këtë ligj. I kam takuar të gjithë liderët, Kurtin, Abdixhikun e Gjinin. U kam kërkuar përkrahjen. Ne s’po duam ta pengojmë drejtësinë. Ne duam drejtësi. Ne s’po duam ta shpërbëjmë këtë gjykatë”, ka deklaruar ai./GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.