
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka ftuar deputetët që ta votojnë në lexim të dytë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
“Jemi në Kuvend, kanë mbetur edhe 11 orë. Si Aleancë, ju bëjmë thirrje kolegëve të vijnë dhe t’i kryejnë detyrat që na i ka dhënë populli. Populli që u bashkua me UÇK-në. Jemi një me çlirimtarët. Jemi me zemër me ju”, tha ai, duke i përshëndetur protestuesit.