Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ilir Daja flet ekskluzivisht për Kanal10, tregon se a do të marrë drejtimin e kombëtares Shqiptare

Gazeta10
08 December 2022 - 13:44

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ditëve të fundit është raportuar se do të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë.

Shqipëria është aktualisht pa trajneri pasi Eduardo Rejës i ka skaduar kontrata me ‘Kuqezinjët’ dhe shumë shpejt pritet që FSHF të emërojë trajnerin e ri.

Një nga kandidatët potencial për të marrë drejtimin e Shqipërisë është edhe Ilir Daja.

Daja ekskluzivisht për Kanal10 ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e FSHF-së.

“Unë mendoj që kulmi i çdo trajneri është të marrë drejtimin e ekipit kombëtar. Por unë jam në kontratë me Ballkanin dhe nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me askënd. Nëse unë jam kandidat potencial për tu bërë trajner i Shqipërisë, së pari duhet të flas me drejtuesit e Ballkanit pasi kam edhe dy vite kontratë këtu. Vetë personalisht nuk jam kontaktuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit” deklaroi Daja për Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.