Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati Vërtopi: Nëse s’do të kishte ndërhyrje në kamera, rasti Dehari do t’ishte i qartë

Gazeta10
08 December 2022 - 20:57

Në emisionin “Politiko”, Florin Vërtopi avokati i personit që kishte qëndruar në dhomë burgu me Astrit Deharin ka folur rreth humbjes së provave tek rasti Dehari, raporton Gazeta10.

Vërtopi ka thënë se dëshmia e klientit të tij që ishte në dhomë me Deharin ka mundur të i ndihmojë procesit shumë në rast se nuk ka pasur ndërhyrje edhe në incizimet e kamerave.

“Unë mundem më thanë që klienti im në atë kohë ka qenë shumë i njerëzishëm, efikas, transparent dhe të jeni shumë të sigurt që deklarata e tij nuk po du me thanë se çfarë cilësie e ka thanë, ka mundur të i ndihmoj këtij procesi. Kemi parë disa incizime, nëse ato incizime janë dërguar në Austri dhe ato incizime nuk kanë ndërprerje e ndërhyrje atëherë çështja është shumë e qartë.”, ka thënë Vërtopi

Tutje, Vërtopi ka thënë se ky rast është shumë i rëndë dhe nuk do të jap më shumë detaje sepse nuk dëshiron të ndërhyjë në hetime./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.