
Në emisionin “Prime Time”, shefja e grupit parlamentar LVV, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar shtimin e policisë së Kosovës në veri të vendit, raporton Gazeta10.
Kusari-Lila ka thënë se shtimi i policisë ka ndodhur për të siguruar stabilitet dhe qetësi për qytetarët, ndërkohë që ka thënë se mediat serbe vetëm po shkaktojnë panik tek banorët e veriut.
“Është një prezencë e policisë në përputhje për të siguruar stabilitet e qetësi dhe për nevojat e qytetarëve. Referencat në mediat serbe, referuar nga Vuçiqi e kanë një agjendë. Dhe jo vetëm veprimet por edhe luftën hibride e bëjnë për të shkaktuar panik dhe pasaktësi, për opinionin këtu dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Është manipuluar shumë me ndarjen etnike. Përderisa të vetmit që kanë shkaktuar presion, dhunë e dëmtim të pronës e të cenimit të sigurisë fizike, janë bandat kriminale në Serbi që kontrollohen nga Vuçiqi.”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Tutje, Kusari Lila ka komentuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri ku ka thënë se Qeveria është e gatshme për mbajtjen e tyre./Gazeta10