
Gazeta e madhe portugeze A Bola, e bëri një sondazh me tifozët portugezë dhe rezultati doli të jetë goxha tronditës për një ikonë dhe legjendë si Ronaldo, i cili është pa klub tani për tani, pasi Manchester Unitedi ia ndërpreu marrëveshjen para kohe.
Hiç më pak se 93.6 për qind të pjesëmarrësve në sondazh votuan që Ramosi të luajë titullar para Ronaldos kundër Marokut nesër.
Nëse fiton, atëherë Portugalia në gjysmëfinale do ta priste Francën apo Anglinë, të cilat takohen të shtunën po ashtu.