
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar policin që është plagosur mbrëmë më veri, Ekrem Nezirin, duke thënë se me zyrtarë të tillë mbahet shteti, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se ai është operuar me sukses të plotë në QKUK.
Kurti më tej ka thënë se kishte vullnet të fortë dhe shëndet të mirë.
Kryeministri Kurti ka thënë se kriminelët do të ndiqen dhe do të dënohen.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se veriun i Kosovës, specifikisht Mitrovica e Veriut, është përballur së fundmi me sulme me bomba.
Zgjedhjet komunale që janë planifikuar të mbahe atje tashmë janë duke u shqyrtuar dhe presidentja Osmani ka njoftuar se do të ketë vendim për këtë në dy – tre ditë.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se nuk ka kushte aktualisht për mbajtjen e zgjedhjeve. / Gazeta10.