Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia e Kosovës arreston në Jarinje të dyshuarin për vrasje të rëndë në tentativë

Gazeta10
09 December 2022 - 21:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuari për një vrasje të rëndë në tentativë, raporton Gazeta10.

Ai është arrestuar në Jarinje dhe i njejti ishte në kërkim.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se rasti ka ndodhur kohë më parë.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim. Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosova më tej ka thënë se askush nuk do t’i ikë drejtësisë dhe se do të përballen me focën e ligjit.

“…përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit”, thuhet në këtë njoftim. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.