Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Neymar: Nuk e di nëse do të luajë sërish me Brazilin

Gazeta10
10 December 2022 - 11:23

Neymar nuk është i sigurt nëse do të luajë sërish për ekipin kombëtar të tij eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Brazili u eliminua nga Kroacia në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta10.

“Sinqerisht, nuk e di. Mendoj se të flasësh tani është keq. Ndoshta nuk jam duke menduar drejt”, u shpreh i emocionuar Neymar para gazetarëve.

“Të them se ky është fundi do të ishte të nxitoja vetë, por as nuk garantoj asgjë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim”, shtoi sulmuesi i PSG-së.

“Dua ta kaloj këtë kohë për të menduar për këtë, të mendoj për atë që dua për veten time. Nuk do ta mbyll derën për të luajtur me Brazilin, as nuk them 100% se do të kthehem”, deklaroi 30-vjeçari.

Neymar, autor i golit të Brazilit kundër Kroacisë, e barazoi rekordin me Pelen, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Brazilit.

Të dytë numërojnë nga 77 gola me fanellën e shtetit të tyre. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.