Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Gazetari amerikan vdes gjatë komentimit të ndeshjes Argjentinë-Holandë

Gazeta10
10 December 2022 - 11:31

Një gazetar i njohur i futbollit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vdekur teksa ishte duke e komentuar ndeshjen Argjentinë-Holandë.

Raportet e para sugjerojnë se 48 vjeçari Grant Wahl mund të ketë pasur një sulm në zemër, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Muajin e kaluar, Wahl u arrestua shkurtimisht nga autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me një këmishë me ngjyrat që përkrahin komunitetit LGBT.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga Federata e Futbollit në SHBA. Ata thanë se humbja e Wahl është një lajm i hidhur për të gjithë komunitetin sportiv.

Wahl festoi ditëlindjen e tij të 48-të të enjten me miqtë në Katar, një ditë para se të vdiste. Ai shkroi në faqen e tij të hënën se nuk ishte mirë në 10 ditët e fundit dhe po merrte antibiotik.

Ajo që kishte qenë një ftohje gjatë 10 ditëve të fundit u shndërrua në diçka më të rëndë në natën e ndeshjes SHBA-Holandë dhe mund të ndjeja që pjesa e sipërme e gjoksit të merrte një nivel të ri presioni dhe shqetësimi. Unë nuk kam pasur Covid, por shkova sot në klinikën mjekësore dhe qendrën kryesore të mediave dhe ata thanë se ndoshta kam bronkit (inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes.”

Në fillim të kësaj jave, Wahl pranoi një çmim nga legjenda e futbollit brazilian Ronaldo për raportimin për tetë Kupa Botërore radhazi, e para ishte në SHBA në vitin 1994.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.