Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani-Prishtina, bardhekaltrit të etur për të mposhtur kampionin

Gazeta10
10 December 2022 - 11:44

Ndeshja derbi e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës e cila ishte planifikuar të zhvillohej një muaj më parë, do të luhet këtë të diele. Federata e Futbollit të Kosovës kishte vendosur për shtyrjen e saj për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Te skuadra e Prishtinës, përgatitjet për këtë sfidë janë zhvilluar me përkushtim maksimal dhe motivi i trajnerit Ismet Munishi dhe lojtarëve është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Munishi thotë për KosovaPress se skuadra është në një formë të mirë, cilësia në grup po rritet nga dita në ditë, ndërsa sfidën me Ballkanin po e presin me mjaftë optimizëm.

Munishi: Jemi shumë optimistë para ndeshjes me Ballkanin

“Ne kemi ngritje të formës, kemi ngritje dukshëm të formës sepse siç dihet ne jemi skuadër që jemi formuar gati krejt nga fillimi dhe veç kanë filluar lojtarët ta njohin më shumë njëri-tjetrin, plus forma edhe individuale tek disa lojtarë ka ngritje kështu që jemi jashtëzakonisht të kënaqur. Sfidën me Ballkanin e presim me shumë optimizëm edhe do të përgatitemi për këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Munishi.

Ai shton se Prishtina do të jetë skuadra e cila nuk do t’i lë rehat ekipet të cilat po konsiderohen si favorite në luftën për titullin kampion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.