Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elshani: S’rekomanduam shtyrjen e zgjedhjeve, shteti të mos dorëzohet para bandave

Gazeta10
10 December 2022 - 12:31

Antari i KQZ-së, nga Partia Demokratike e Kosovës, Arianit Elshani, pas mbledhjes së KQZ-së ka treguar për qëndrimin e tij për mbajtjen e mbledhjeve në veri, raporton Gazeta10.

Sipas tij KQZ-ja ka mandat kushtetues përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor dhe nuk mundë të rekomandoj shtyrjen e zgjedhjeve.

“Inkurajojmë institucionet tona që mos të dorëzohen para bandave kriminale në veri, ashtu që zgjedhjet të mbahen më 18 dhe 25 Dhjetor, siç është vendosur”, shtoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.