
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri, raporton Gazeta10.
Kurti ndër të tjera e kishte klasifikuar Serbinë si pro-aziatike, e Çitaku ka thënë se Kurti kështu ia dha Serbisë një tabor të paqenë.
Më tej, Çitaku ka thënë se Kurti duhet të ndalet.
Këtu keni postimin e plotë:
“Serbia Pro-Aziatike Kryeministër??!!! Ia dhe Serbisë një tabor të paqenë. A është Japonia aziatike? Korea e Jugut? Tajlanda?!!! Nalu Kryeministër se na bane horë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10.