Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rrëshqitja e dheut dëmton asfaltin në Klinë

Gazeta10
12 December 2022 - 8:27

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se rruga “Bedri Mustafa” në Klinë tani e tre vite është e dëmtuar, si shkak i cilësisë së dobët të punimeve dhe mos studimit më kohë të pozitës së saj, raporton Gazeta10.

Banorët thonë se ata po përballën më vështirësi në qarkullim.

“Natyrisht që është e vështirë, sidomos kur ka shira ka borë. Patjetër që është e vështirë pastaj shihet se veturat e kanë problem me kalu në këtë teren.”, ka thënë një banor.

Një tjetër vendas ka deklaruar se pavarësisht ankesave, kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

“Kemi bërë ankesa kemi shkuar në komunë por kurrë jo nuk thotë, por për me krye punën kurrë jo”, ka thënë ai.

Ndërsa drejtori i urbanizmit në Klinë, Enver Berisha ka thënë se duhet bërë një studim gjeomekanik që rruga të jetë stabile, por megjithatë ai ka thënë se gjatë këtij dimri do të gjetet edhe një zgjedhje tjetër./Gazeta10

https://youtu.be/HOajJgBChMA

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.