
Sipas kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, opozita aktuale e Kosovës ka hequr dorë nga zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ai madje në Politiko, nuk ka hezitur t’i quaj ata edhe “qyqana”, që sipas tij, po e presin kryeministrin Kurti, se ku po gabon ai me vendimet karshi Serbisë, shkruan Gazeta10.
Limaj pati kritika edhe për reagimet e opozitës pas barrikadave të fundit në pikat kufitare me Serbinë, që sipas tij po i bëjnë vetëm përmes komunikatave dhe statuseve në rrjetet sociale.
“Opozita ka hjekë dorë komplet në këto ditë, nga krejt çka po ndodh në Kosovë. Po fshihet. Kanë hjekë dorë, e janë bërë më qyqana se këta, e po fshihet duke thënë ishalla ky gabon ose po e presim cka po bën. Duhet me dalë përballë edhe me dhënë qëndrimin tënd. Gjithcka është duke ndodhur në veri, edhe dalin me komunikata e me statuse në Facebook”, tha Limaj. /Gazeta10