Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haradinaj pas takimi me Escobar: Amerikanët shumë të fokusuar për veriun, kërkojnë heqjen e barrikadave

Gazeta10
13 December 2022 - 10:28

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë  e Kosovës, Ramush Haradinaj, për takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se amerikanët janë shumë të fokusuar tek situata në veri, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ata kanë kërkesë eksplicite uljen e tensioneve si dhe heqjen e barrikadave.

Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovës Jeff Hoveneier.

Haradinaj ka thënë se angazhimi serioz i SHBA-së do ta shpëtojë këtë situatë si dhe do ta dërgojë Kosovën dhe Serbinë drejtë një marrëveshjeje finale.

Haradinaj e ka falënderuar Escobar për ndihmën jetike që SHBA po e jep.

Këtu keni statusin e tij:

“Të dashur qytetarë,

Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Besoj se ky angazhim serioz Description: 🇺🇸do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep Description: 🇺🇸!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar meqë serbët nuk i kanë hequr barrikadat pavarësisht se Kosova ka shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve komunale në veri. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.