
Rreth situatës në veri, ka reaguar KFOR-i ku ndër të tjera ka thënë se duhet të shmanget çdo përshkallëzim i ri dhe se KFOR është i gatshëm ta përmbush mandatin e tij, raporton Gazeta10.
Në reagimin e tyre, thuhet se e vetmja rrugë e paqes mes Beogradit dhe Prishtinës është zgjidhja e çështjeve përmes dialogut për gjetjen e një zgjidhjeje në favor të të gjitha komuiteteve.
Këtu keni postimin e plotë:
“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri.
#KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagimin e KFOR-it në Twitter.
Kujtojmë se situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar meqë serbët nuk i kanë hequr barrikadat pavarësisht se Kosova ka shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve komunale në veri. / Gazeta10