Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

NIS MARATONA E MADHE SPORTIVE NË KANAL10, “KAMPIONËT BOTËRORË” VJEN ME SUPER RISI!

Gazeta10
10 June 2026 - 23:20

Mbrëmja e sotme shënon startin e spektaklit sportiv “Kampionët Botërorë”, emisionit maratonik që do të shoqërojë tifozët me analizat, debatet dhe zhvillimet më të rëndësishme nga futbolli botëror.

Këtë edicion, Kanal10 vjen më fuqishëm se kurrë me një format të rifreskuar dhe emra të njohur të ekranit dhe futbollit. Për herë të parë, moderatori Lorik Gashi do të ndajë tavolinën e moderimit me Xhuda Kruti, një risi që premton më shumë dinamikë, energji dhe debat në studio.

Paneli i këtij super edicioni përbëhet nga emra të mëdhenj të futbollit shqiptar: Ismet Munishi, Bylbyl Sokoli, Zekirija Ramadani, Genta Cana dhe Ernest Zymberi.

Me studio moderne, analiza ekskluzive, debate të zjarrta dhe mysafirë specialë, “Kampionët Botërorë” synon të jetë destinacioni kryesor i çdo adhuruesi të futbollit gjatë javëve në vijim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.