Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bërnabiq kërkon nga BE-ja që ta ndihmojë lirimin e ish-policit Pantiq

Gazeta10
13 December 2022 - 13:34

Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndihmojë në lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq.

Sipas saj, në Kosovë “janë duke u arrestuar shumë serbë të pafajshëm”, pa ofruar prova për pafajësinë e tyre.

Këto komente, Bërnabiq i bëri gjatë një takimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ka raportuar Tanjug.

Ajo ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se po të zbatoheshin marrëveshjet e Brukselit gjërat do të ishin ndryshe.

Më parë edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, e ka përmendur ish-policin, Dejan Pantiq, duke pretenduar që gjendja e tij shëndetësore është e keqe dhe se nuk po i lejohet mjeku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.