
Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga kombëtarja e Portugalisë.
Sipas raportimeve të fundit, Ronaldo po planifikon të luajë të kombëtarja portugeze të paktën deri në Kampionatin Evropian “EURO 2024.
Portugalia u eleminua ditë më parë nga Botërori, pas humbjes shokuese kundër Marokut dhe ajo u mendua të ishte ndeshja e fundit e Ronaldos me fanellën e Portugalisë.
Ylli portugez po kalon në sezonin më të vështirë në karrierën e tij dhe ai është aktualisht pa ekip, pasi ka ndërprerë kontratën me Manchester United.
37-vjeçari raportohet se është shumë afër arritjes së marrëveshjes me ekipin arab, Al-Nassr, mirëpo nuk ka asgjë zyrtare.
Nëse Ronaldo transferohet në Lindjen e Mesme, ai pritet të fitojë rreth 200 milionë euro në sezon.
Ronaldo është golashënuesi më I mirë në histori në nivel të kombëtareve, ku ka arritur të shënoj 118 gola më përfaqësuesen portugeze.
Në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ai u bë lojtari i parë në histori që arrin të shënojë në pesë Botërore të ndryshme.