
Situata momentale në veri të Kosovës vazhdon të jetë qetë, dhe po monitorohet nga njësitet e Policisë së Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i.
Ka raportuar kështu nga Lagja e Boshnjakëve, gazetarja e Kanal10, Gresa Bardhecaj, raporton Gazeta10.
“Aktualisht jemi duke qëendruar në Lagjen e Boshnjakëve, ku edhe janë duke qëndruar Policia e Kosovës. Krahasuar me ditën e djeshme, verehët një numër më i vogël i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne kemi qëndruar edhe në fshatin Radar, aty prej nga të shpie rruga drejt pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Situata në dy pikat kufitare është e qetë dhe nën monitorimin e trupave të KFOR-it dhe trupave të EULEX-it. Po ashtu edhe bllokada vazhdonë të qëndroj aty e përforcuar edhe me automjetet e tjera”, tha gazetarja, Gresa Bardhecaj direkt në Prime Time. /Gazeta10